DEBATPërballje

Çfarë keni mësuar nga aktivitetet e folesë gjatë këtij viti ?

Projekti ‘’fole n’fole’’ është një projekt madhor i cili që nga fillimi i themelimit e deri në fund të këtij viti ka sjellur për ju #superchangers aktivitete të shumta përmes platformës online, një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide dhe mendime të ndryshme rreth qështjeve...

Aktivitetet e folesë gjatë vitit 2016.

 

Projekti ‘’fole n’fole’’ është një projekt madhor i cili që nga fillimi i themelimit e deri në fund të këtij viti ka sjellur për ju #superchangers aktivitete të shumta përmes platformës online, një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide dhe mendime të ndryshme rreth qështjeve aktuale dhe më me ndikim në vendin tonë. Përpos aktiviteteve të shumta online ( debate, artikuj, kuize, multimedia, fotografi ) ky projekt ka mundësuar edhe aktivitetet offline që paraqesin një rëndësi shumë të madhe për përfshirjen e të rinjëve/të rejave në politikë dhe vendimmarrje.

Platforma online “Fole n’fole”, ka për qëllim inkurajimin e rinisë kosovare që të përfshihet në proceset politike dhe zgjedhore dhe që të rinjtë të kuptojnë rolin e tyre në avancimin dhe zhvillimin adekuat të vendit nga ana ekonomike, politike dhe administrative.

Aktivitetet online përfshijnë rreth 500 e më shumë debate, që kanë nxitur mjaft shumë reagime nga të rinjtë, komente dhe pëlqime të shumta. Përpos temave që ne kemi përzgjedhur çdo ditë, ju vazhdimisht keni pasur mundësinë të merrni pjesë #nfole edhe me debate apo artikuj që ju i konsideroni më të rëndësishme. Kurse në kuadër të aktiviteteve offline përmendim 20 takime me kryetarë/e të komunave, 10 debate publike, 7 simulime të zgjedhjeve për kryetar/e të komunave, 10 simulime të asambleve komunale dhe 10 takime me parti politike, ku të rinjtë kanë mësuar se si funksionon komuna, kanë diskutuar për probleme të ndryshme dhe mbi të gjitha kanë mundur të kuptojnë si të votohet dhe se si funksionojnë partitë politike.

#Superchangers, çfarë keni mësuar ju nga aktivitetet e folesë gjatë këtij viti ?

Diskutim

Kam mësuar se të rinjët e këtij vendi kanë aftësi dhe nuk duhet që të jemi pasiv ndaj padrejtësive por të jemi aktiv.Dhe shumë e shumë çka tjetër.............

Mbi te gjitha kam mësuar se roli i të rinjëve është tejet i madh...