DEBATPërballje

Sa janë të rëndësishme iniciativat humanitare dhe sa shpesh organizohen aktivitete të këtilla në Kosovë ?

Duke pasur parasysh gjendjen ekonomike te shumë familjeve në Kosovë, iniciativat humanitare janë të nevojshme dhe të tilla iniciativash organizohen shpesh. Në lidhje me organizimin e tyre rëndësi të veçante ka edhe faktori i qellimit ngase nevojat per familjet e varfera e sidomos në fundvit, kur edhe jetesa vështirësohet,...

Iniciativat humanitare

 

Duke pasur parasysh gjendjen ekonomike te shumë familjeve në Kosovë, iniciativat humanitare janë të nevojshme dhe të tilla iniciativash organizohen shpesh. Në lidhje me organizimin e tyre rëndësi të veçante ka edhe faktori i qellimit ngase nevojat per familjet e varfera e sidomos në fundvit, kur edhe jetesa vështirësohet, janë nga më të ndryshmet.

Situata e vështirë ekonomike, nevojat e shumta dhe ndërgjegjja e shoqërisë medoemos ndikojnë që pjesë e iniciativave humanitare të jemi edhe vetë ne. Përpos ndihmesës qe u bëhet këtyre familjeve, organizimet e tilla ndikojnë pozitivisht edhe në forma apo mënyra të tjera. Duke u bërë pjese e iniciativave humanitare, rrjedhshmërisht rritet niveli i solidaritetit ndërmjet qytetarëve te Kosovës, faktor ky që duhet të jetë prezent në çdo shtet.

Këto angazhime kur kanë rezultat pozitiv na ndihmojnë të ndihemi të lumtur/a , aktiv/e dhe pjesë e rëndësishme e komunitetit, mirëpo ndonjëherë mund të ndodh që një mirësi e tillë të keqpërdoret prandaj është e rendesishme qe në fillim të hulumtojmë për grupin që implementon këtë aktivitet dhe që kontributi ynë t'i shërbejë një qëllimi vullnetmirë.

Sa janë të rëndësishme iniciativat humanitare dhe sa shumë organizohen aktivitete të këtilla në Kosovë ? Presim mendimin tuaj #superndryshues !

Diskutim

Iniciativat himanitare janë shumë të rëndësishme të I ndihmojn të varfërit në këto ditë dhe kohë të vështira.Ai që ka mundësi pse të mos I ndihmoj të tjerëve.

Iniciativa humanitare duhet të ketë në secilen komunë të Kosovës sepse gjendja ekonomike nuk është edhe aq e mirë. Në vendin tim nuk ka edhe aq shumë iniciativa humanitare e që kjo është një gjë negative për vendin tonë.

Iniciativat humanitare jane shume te rendesishme sepse ndikojne me zvogelimin e varferise ne Kosovë, fakt ky që ndikon keq ne ekonominë e vendit