DEBATPërballje

Çfarë ndryshimesh do të donit në sistemin arsimor në vitin 2017 ?

Baza e themelimit të shtetit është arsimi. Rëndësia e sistemit arsimor apo e arsimit në përgjithësi vërehet tek çdo shtet i zhvilluar nga ana ekonomike, industriale e politike, e sidomos në Kosovë ku një përqindje mjaft e lartë e popullsisë i përfshin të rinjtë.  Përderisa Kosova ka...

 

Baza e themelimit të shtetit është arsimi. Rëndësia e sistemit arsimor apo e arsimit në përgjithësi vërehet tek çdo shtet i zhvilluar nga ana ekonomike, industriale e politike, e sidomos në Kosovë ku një përqindje mjaft e lartë e popullsisë i përfshin të rinjtë. 
Përderisa Kosova ka një përqindje të madhe të të rinjve, është shumë e domosdoshme të dijmë se si e drejtojmë një kapital kaq të rëndësishëm, dhe mënyra e vetme e përparimit mbetet arsimimi cilësorë, e që Kosova nuk e posedon deri në masën e dëshirueshme. Sistemi arsimor në Kosovë gjatë viteve ka pësuar ngritje e ulje me ndikimin e shumë faktorëve shoqërorë. Faktorët ‘’negativë’’ siç janë : mungesa e planprogramit cilësor, mungesa e literaturës cilësore apo edhe mungesa e profesorëve të kualifikuar, kanë ndikuar që sot në disa vende të Kosovës (kryesisht në pjesët rurale) të mbizotërojë fenomeni i analfabetizmit. Një gjë e tillë mund të ketë ndikim të madh edhe në imazhin e vendit.
Mirëpo sado që të ketë ngecje, prapëseprapë ka vend për përmirësime që po rriten dukshëm dita ditës. Një gjë e tillë kërkohet nga të gjithë dhe këtë  përgjegjësi natyrisht e mban Ministria e Arsimit në bashkëpunim me profesorët, prindërit dhe nxënësit. 

#Superchangers, çfarë ndryshimesh do të donit në sistemin arsimor në vitin 2017 ?

Diskutim

Nese flasim per arsimin e larte, do te duhej se paku te departizohet rektorati po ashtu edhe njesit akademike. Me departizim te tyre, do te punohej vetem me konkludime personale dhe do te permiresohej edhe mendimi kritik. Ne kete gjendje ne te cilen eshte sistemi i arsimit ne pergjithesi, vetem po shkon duke u degraduar.

Sistemi e arsimit duhet të ndryshoj në shumë aspekte e sidomos në vetë materialet shkollore,të ketë edhe kabinete e sidomos të informatikës që sot informatika është gjithçka.Sistemi ynë I arsimit të drejtohet nga shtetet e Be-s.