DEBATPërballje

Reformat ne arsim gjate vitit 2016!

Reformimi i arsimit tashmë do te duhej te kishte prekur të gjithë sistemin arsimor. Duke qenë se intensiteti i reformave ne vendin tone nuk ka qenë i madh dhe koha e mundesive te berjes së tyre ishte  relativisht e gjate, deri me tani janë vënë re dhe po dalin në pah shumë problematika persaiperket sistemit arsimit. Te cilat në disa...

 

Reformimi i arsimit tashmë do te duhej te kishte prekur të gjithë sistemin arsimor. Duke qenë se intensiteti i reformave ne vendin tone nuk ka qenë i madh dhe koha e mundesive te berjes së tyre ishte  relativisht e gjate, deri me tani janë vënë re dhe po dalin në pah shumë problematika persaiperket sistemit arsimit. Te cilat në disa raste nese vazhdojne te mos  trajtohen me seriozitetin e duhur mund të lënë pasoja të rënda në arsimimin.
Reforma në arsim duhet te përfshije: legjislacionin, kurrikulat, infrastrukturën, por për fat të keq ende nuk ka një reformë ose ende nuk është vënë në zbatim një reformim i burimeve njerëzore, d.m.th., i kuadrit dhe emërimeve në arsim.

     Kur jemi tek e tashmeja pra edhe të rinjte, përfshijë këtu edhe antarët e shoqërisë me statusin e të papunëve, nuk mund të mohohet fakti për të cilin të gjithë se bashku jemi dëshmitarë , se qeverisjet  në mungesë të një plani me rezultat për ndërtimin e vendeve të punës jane ballafaquar me nje situate jo te knaqshme ne aspektin ekonomik. Të rinjte që janë jashtë aktiviteteve çfarëdo qofshin ato, duhet të fillojnë përpjekjet e tyre që të involvohen në drejtimet për të cilat ata ndiejnë se janë të gatshëm për të sjellë dobi për vetën, familjet e tyre dhe të tjerët. Udheheqjesit e derimetashem kanë hartuar politika me anë të të cilave kanë sjellur në jetë institucione arsimore sikurse janë fakultetet, në kuadër të të cilëve janë pranuar pa kritere adekuate, shumë student për të mbuluar kohën me ndonjë aktivitet, por jo edhe për të thënë se presin një të ardhme të ndritur.

     E ardhmja e shoqërisë nuk ka se si të mos jenë të rinjte e këtij vendi me perspektivë, sepse para së gjithash ata janë pjesë shumicë e kësaj shoqërie, që do të vendosin për shumë rrjedha zhvillimore  si për ato politike, ekonomike e socio-kulturore.

 

Po ju #superndryshes/e, çfarë mendoni, sa ka pasur reforma ne arsim gjate vitit 2016?

Diskutim