DEBATPërballje

Procesi i Globalizimit!

    Globalizmi, në thelb përshkruan dhe shënon jo më tepër se një botë e cila karakterizohet me rrjetë të lidhjeve që i tejëkalojnë hapësirat multi-kontinentale. Globailimi perfshine puthajse te gjitha sferat e rendesishme për një vend duke nisur prej ekonomisë, politikes, kultures,mjedisit dhe...

 

    Globalizmi, në thelb përshkruan dhe shënon jo më tepër se një botë e cila karakterizohet me rrjetë të lidhjeve që i tejëkalojnë hapësirat multi-kontinentale. Globailimi perfshine puthajse te gjitha sferat e rendesishme për një vend duke nisur prej ekonomisë, politikes, kultures,mjedisit dhe shoqërisë.

      Mund të thuhet se globalizimi, në radhë të parë, ka dimensionin ekonomik: rritja tejet e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, të drejtpërdrejta, globalizimi i tregjeve financiare, prodhimi i integruar ndërkombëtar, firmat ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve,fundi i ekonomive kombëtare, etj. Mirëpo, nuk duhet nënçmuar edhe dimensionet tjera të globalizimit: dimensioni politik, dimensioni kulturor,dimensionin informativ, dimensioni i mjedisit, dimensioni social, etj. Me anë të tij forcojmë pjesëmarrjen e të rinjve dhe kontributin e tyre në proceset politike botërore, ndërkombëtarizimin e rinisë, sipërmarrësve nderkombetare, etj. Pra, të rinjtë jo vetëm të përfshihen në çështje me të cilat përballen komunitetet e tyre direkte, por edhe të mendojnë dhe të marrin pjesë në një nivel më të lartë, duke dhënë kontributin në shoqërinë botërore.

      Globalizimi është fenomen kompleks i cili ka efekte tëdyanshme. Nga njëra anë, globalizimi është një integrim i kapitalit, i teknologjisë dhe i informatave përtej kufijve shtetëror, me qëllim që të krijohet një treg i madh në botë. Prandaj, shumë politikanë në botë, kur flasin për globalizimin,shpesh potencojnë se globalizimi është një proces human, me perspektivë, por, si çdo fenomen i madh, edhe ai ka dobësitë dhe problemet e veta.

 

Po ju #superchangers Cfarë mendoni për procesin e Globalizimit?

Cfarë ndikimi pozitiv dhe negativ mund të ketë?

Diskutim