DEBATPërballje

Sa rrespektohen të drejtat e njeriut në Kosovë ?

Të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit janë kryesisht kriter thelbësor që shërbejnë në ngritjen dhe avancimin e statusit dhe rolit të njeriut dhe qytetarit në shoqëri. Të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit burojnë nga e drejta natyrore, dhe jo nga vullneti i pushtetit shtetëror. Prandaj, të...

10 Dhjetori - DIta ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.

 

Të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit janë kryesisht kriter thelbësor që shërbejnë në ngritjen dhe avancimin e statusit dhe rolit të njeriut dhe qytetarit në shoqëri. Të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit burojnë nga e drejta natyrore, dhe jo nga vullneti i pushtetit shtetëror. Prandaj, të drejtat dhe liritë e njeriut garantohen me Kushtetutë, si akt më i lartë juridiko-politik. Të drejtat e njeriut janë themeli i lirisë, paqes dhe drejtësisë për vendosjen e mirëqenies së përbashkët, si mekanizëm që avancojnë statusin dhe rolin e njeriut në shoqëri. Të drejtat dhe liritë e njeriut mund të konsiderohen si të drejta universale, që çdokush duhet t’i gëzojë në sensin për të përjetuar një ekzistencë me kushte optimale e jetike.

Mirëpo, garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të qytetarit bie mbi institucionet qeverisëse, dhe nga organizata të ndryshme joqeveritare që angazhohen seriozisht për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut nga diskriminimet e mundshme. Institucionet kanë më shumë hapësirë për t’i trajtuar e mbrojtur të drejtat e njeriut dhe qytetarit, pasi u japin më tepër mundësi për t’u integruar në pjesëmarrje të ndryshme politike e shoqërore.

Miratimi i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut më 10 dhjetor 1948, shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme që ndodhi pas katastrofës të luftës së Dytë botërore. Duke e analizuar rëndësinë e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, angazhimin shekullorë për garantimin dhe mbrojtjen e tyre, mund të vijmë në përfundim se Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut – DUDNJ, i ka rrënjët e saj qysh në antikën e hershme e përgjatë tërë historisë botërore e gjerë në miratimin e saj, e sidomos duke përfshirë ngjarjet katastrofave që ndodhën në luftën e Dytë Botërore.

Por sa rrespektohen të drejtat e njeriut në Kosovë ? Duam mendimin tuaj #superndryshues.

Diskutim

Ne pergjithesi mund te themi qe respektohen te drejtat e njeriut ne vendin tone,duke marr parasysh qe ne rrethin ku jetoj nuk kam hasur pakenaqesi per shkeljen e te drejtes deri tani,pervec disa rasteve te rralla qe kam degjuar te flitet per shkelje te se drejtes se njeriut.