DEBATPërballje

Cila është gjendja arsimore në Kosovë dhe cilët faktorë kanë ndikim në këtë situatë ?

 Arsimimi është konsideruar gjerësisht si një instrument udhëheqës i rritjes ekonomike nëpërmjet kontributit të tij në ndërtimin e kapaciteteve të kapitalit human. Arsimimi është mekanizëm i zbërthimit dhe i ndërtim – zhvillimit të potencialit të gjithmbarshëm mendor dhe psikofizik...

 

 Arsimimi është konsideruar gjerësisht si një instrument udhëheqës i rritjes ekonomike nëpërmjet kontributit të tij në ndërtimin e kapaciteteve të kapitalit human. Arsimimi është mekanizëm i zbërthimit dhe i ndërtim – zhvillimit të potencialit të gjithmbarshëm mendor dhe psikofizik të njeriut. Ai është çelësi i secilit njeri dhe i shoqërisë në përgjithësi gjatë të gjitha fazave të zhvillimit të tyre. Arsimi kultivon talentët për shoqërinë dhe promovon mirëqenien dhe përparimin e saj. Sistemi i arsimit duhet të mbajë ritmin e ndryshimeve me ndryshimet në shoqëri në mënyrë që t’iu përgjigjet me kohë nevojave të nxënësve dhe studentëve. Që ta krijojmë një sistem të arsimit për të ardhmen, ne duhet t’i parashikojmë ndryshimet e ardhshme në shoqëri në mënyrë që të kujdesemi për nxënësit dhe studentët në shoqërinë e re dhe të përcaktojmë rolin dhe funksionin e ri të sistemit të arsimit në një mjedis të ardhshëm të ndryshuar.

Sipas një raporti nga “ PISA “ – Programi për vlerësim ndërkombëtarë të nxënësve, rezultoi se Kosova këtë vit renditet në vendet më të dobëta për arsimim, duke përfshirë njohuritë mbi shkencën, matematikën dhe shkathtësitë mbi leximin. Një situatë e tillë konsiderohet alarmante nga të gjithë dhe si e tillë paraqitet nevoja e menjëhershme për përmirësim. Faktorë kryesorë cilësohen mungesa e planprogramit të duhur arsimor, mungesa e profesorëve të kualifikuar, kushtet nëpër shkolla por edhe motivacioni i nxënësve dhe studentëve për arritje, që përbën faktorin kryesor të domosdosshëm në procesin e nxënies.

Por, cili është mendimi juaj #superchangers mbi këtë temë aktuale ? Cila është gjendja arsimore në Kosovë dhe cilët faktorë na sjellin në këtë situatë ?

Diskutim

Sa i perket gjendjes arsimore ne vend dihet qe jemi pothuajse mjaft mrapa ne krahasim me vendet e tjera me te zhvilluara...ne testin PISA kam qen pjesemarrese edhe vet,kam kerkuar informata ne internet,kam gjet teste model dhe jam pergatit...por te gjithe profesoret mu kan drejtu me shprehjen:"hajt se ska kurfar rendesie ky test,veq hajgare eshte,eshte anonim svlen gjo,skeni qka msoni",dmth nuk i eshte jep rendesia e duhur edhe nga ana e mesimdhenesve.Faktoret kryesor qe e sjellin kete situat jane mesimdhenesit jo te kualifikuar qe gjenden neper shkolla,nuk dijn tu qasen nxenesve dhe nuk jane shembull per nxenesit...perveq mesimdhenesve faktor tjeter jane edhe kushtet neper shkolla ku gjerat msohen vetem ne menyre teorike dhe asgje ne praktik,ku lenda e tik-ut msohet permendsh pa i praktiku keto gjera asnjeher ne kompjuter...por gjithashtu qeveria e Kosoves duhet ti motivoj nxenesit duke ju premtuar qe nese ata mesojn dhe ken sukses te ken te garantuar punen,jo vetem te perfundojn shkollimin e me pas diploma t'ju rrij e varur ne sallon ,duke mos i nevojitur asnjeher.