DEBATPërballje

Si e shihni ndikimin e prodhimtarisë së mediave tek fëmijët?

Media është një ndikues në jetën e kujtdo, këtë vecse e dimë të gjithë. Televizioni është forma më e konsumuar e medias. Por a ofron ai programacion edukues apo vetëm argëtues? Fëmijët janë objektivi kryesor i reklamave, meqë janë më të ndikeushëm. Si grupmoshat më delikate...

 

Media është një ndikues në jetën e kujtdo, këtë vecse e dimë të gjithë. Televizioni është forma më e konsumuar e medias. Por a ofron ai programacion edukues apo vetëm argëtues? Fëmijët janë objektivi kryesor i reklamave, meqë janë më të ndikeushëm. Si grupmoshat më delikate në raport me mediat, është e kuptueshme se ekspozimi i tyre para televizionit duhet të jetë i kufizuar, jo vetëm në kohë, por edhe në përmbajtje. Përdorimi i mediave fillon shumë herët, që në vitin e parë të jetës, por në këtë periudhë është i kontrolluar nga prindërit. Që në këtë periudhë krijohen preferencat e para, në të shumtën e rasteve për reklama apo filma vizatimorë dhe në këtë mënyrë krijohen shembuj për tu imituar.

Prindërit kanë një rol shumë të rëndesishëm, jo vetëm në kohën që fëmijët rrinë para ekranit, por edhe në përmbatjen e programeve. Në emisionet e lajmeve fëmijët është mirë që të mos jenë prezentë, pasi ngjarjet që transmetohen me kronika jo të përshtatshme, në krahasim me ato të emisioneve të tjera, janë të vërteta. Duke qenë se jetojmë në një shoqëri konsumi, e cila e barazon lumturinë me blerjen e pasurisë materiale, imazhi mbetet shumë i rëndësishëm dhe televizioni është një mënyrë për të krijuar një model portretizimi të caktuar.

Por a është pozitiv apo negativ ndikimi i mediave tek fëmijët?

Diskutim

Mediat në ditët e sotme prodhojn lajme edhe të paverteta ose më mirë thashetheme.Madje edhe shumë e shumë çka tjeter të pavertet.