DEBATPërballje

Dita e vullnetarizmit!

  Vullnetarizmi është vendimi për të vepruar sipas nevojës, me përgjegjësi shoqërore dhe pa menduar në përfitim financiar, duke shkuar përtej obligimeve përsonale.       Te besh pune vullnetare do te thote te ndihmosh të tjerët,  të japesh kontribut për një kauzë dhe për...

 

 

Vullnetarizmi është vendimi për të vepruar sipas nevojës, me përgjegjësi shoqërore dhe pa menduar në përfitim financiar, duke shkuar përtej obligimeve përsonale.
      Te besh pune vullnetare do te thote te ndihmosh të tjerët,  të japesh kontribut për një kauzë dhe për të përmirësuar jetën e të tjerëve.       Vullnetarizmi ofron mundësi për të mësuar, si dhe angazhimi në punë vullnetare mund t’u ofroj njerëzve shkathtësi dhe përgjegjësi të reja, që rrisin mundësitë e tyre për punësim.Dihet se zakonisht punë vullnetare bëjnë të rinjët te cilët janë të etur për eksperienca të reja. Preferohet që cdo student gjatë periudhës së studimeve të merret me aktivitete vullnetare pasiqë me ndihmën e tyre do të arrijnë që së pari të krijojnë dhe zhvillojnë shrehin e punës e më pastaj edhe krijimin e kontakteve të reja me njerëz të fushave të ndryshme.
    E pikerisht sot ne Kosove u be nenshkrimi solemn i aktit administrativ nga Ministri i Kultures,Rinisë dhe Sportit z.Kujtim Shala ku perfundimisht te gjithe te rinjeve do tju njihet kontibuti i tyre dhe puna vullnetare si pervoje e punes.Urime  vullnetar/e!

Çfarë mendoni ju #superchangers "Sa shumë beni ju punë vullnetare ?"A ndjeheni me fat se i takoni kesaj gjenerate ku puna juaj do tju njihet?"

Diskutim

Vet fjala vullnetarizem do te thote pune nga vullneti i tij i lire pa u ndikuar nga ndokush tjeter ose ndonje arsye konkrete.Bej pune vullnetare por asnjeher nuk mendoj qe kam bere aq sa duhet sepse vendi yne ka nevoje per neve cdo here e me shume.Gjithsesi eshte ndjenje e mire qe do te njihet kontributi jone ne shoqeri.

Humanizmi eshte njera ndere virtytet me te mira njerezore . Une jam pjese e kesaj kategorie dhe ndjehem shume mire qe me ne fund u be diqka per njerezit e vullnetit te mire :) Urime per te gjithe vullnetaret !