DEBATPërballje

Çka nënkuptojmë me racizëm ?

Racizmi është një qëndrim. Ata që janë viktima të racizmit janë ata njerëz që për shkak të prejardhjes, ngjyrës, diskriminohen dhe injorohen. Diskriminohen ata përsona që injorohen dhe përjashtohen për shkak të lëkurës, gjinisë, moshës, prejardhjes kulturore ose sociale, por edhe besimit...

Unë ëndërroj për një ditë kur njerëzit nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga përmbajtja e karakterit të tyre – Martin Luther King

 

Racizmi është një qëndrim. Ata që janë viktima të racizmit janë ata njerëz që për shkak të prejardhjes, ngjyrës, diskriminohen dhe injorohen. Diskriminohen ata përsona që injorohen dhe përjashtohen për shkak të lëkurës, gjinisë, moshës, prejardhjes kulturore ose sociale, por edhe besimit fetar. Koncepti i racizmit është i lidhur ngushtë me atë të ksenofobisë dhe nacionalizmit. Ksenofobia që konsiderohet frikë nga të huajt , shpesh përkthehet si “ armiqësi kundër të huajve “. Kurse nacionalizmi nuk përket edhe shumë me racizmin, por pikëpamjet nacionale të një individi, shoqëria, komuniteti apo kombi mund të qojnë në racizëm. Nacionalizmi përshkruan ideologjinë politike që famën, fuqinë, mirëqenien dhe superioritetin e kombit të vet, e vë në qendër.

Racizmi mund të shprehet haptazi dhe fshehurazi. Mund të cilësohet si një ironi e hidhur që ka si synim përjashtimin e tjetrit dhe fatkeqësisht ka ekzistuar dhe ekziston epokat, kulturat dhe kontinentet. Diskriminimi i bazuar në çfarëdo baze, pengon njerëzit që në mënyrë të barabartë të ushtrojnë të drejtat dhe zgjedhjet e tyr, dhe kjo rezulton jo vetëm në pasiguri ekonomike ose shoqërore pr gjithashtu prek edhe vetërespektin dhe vetvendosjen e personit të diskriminuar. Gjithashtu diskriminimi racor dhe shkelja e të drejtave të antarëve të grupeve të nënshtruara, minoriteteve dhe punëtorëve që kanë migruar, duhet të shikohen si shkaqe të konfikteve njerëzore dhe si rrezik të paqes e stabilitetit botërorë.

Por si e kuptoni ju racizmin #superchangers ?

Diskutim

Une mendoj qe racizmi eshte nje semundje dhe keta te semur zgjedhin disa viktima njerz te pafajshem dhe per asnje arsye i lendojene njerzit i ledojne femijet me ato fjal qe i thon i dtyrojne te nxjerrin lot dhe kjo gje me vret po sikur ti te ishe ne vende te tyre qfar do beje gjfar do thoje ja ta them une azgje sepse per te then diqka do mendoheshe shume gjat seps do kish frik se disa fjale qe do ithoje do beni ndonje kaos a e keni iden se sa njer kane vdekur nga kjo semundje qe quhet racizem ndalojeni kete te padrejtsi seps kjo po ndikon shum tek te femijet ne fune te fundit te gjith njerz jem ne sjemi kafsh po njerz si ju .Pra racizmi eshte nje gje e kote qe eshte ne boten ton

Racizmi do të thotë urrejtje e një populli kundër një populli tjetër.Nuk duhet të jemi racist sepse secili popull e ka të drejten të jetoj I lirë.

Me fjalen racizem nenkuptoj diskriminimin e personave per 1 arsye te caktuar qofte ajo nga toni i lekures,,nga prejardhja sociale,ekonomike dhe fetare.

Racizmii eshte qasja perbuzese ndaj individeve spo kominitetit ndryshe .

Rezulton trajtim të padrejtë të anëtarëve të racave të tjera, besimi se cilësitë e njerëzve duhen vlersuar nga raca e tyre.