DEBATPërballje

Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për Superndryshuesit #Superchangers

Të mërkurën me datë 22.06.2016 ne Sheshin 21 u mbajt Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për pjesëmarrësit/et më aktiv/e të Platformës Fole n’Fole. Prej 1500 pjesemarrësve/eve në aktivitete dhe diku rreth 915 anëtarëve/eve ne Platformën nfole.org, 25 prej tyre ishin Superndryshues të cilët...

 

Të mërkurën me datë 22.06.2016 ne Sheshin 21 u mbajt Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për pjesëmarrësit/et më aktiv/e të Platformës Fole n’Fole. Prej 1500 pjesemarrësve/eve në aktivitete dhe diku rreth 915 anëtarëve/eve ne Platformën nfole.org, 25 prej tyre ishin Superndryshues të cilët morrën mirënjohje për kontributin e tyre në Platformë, aktivitetet offline dhe rrjetet tona sociale.

Ceremonia vazhdoi me mirenjohjen e 7 kryetarëve të rinjë ne Simulimet e zgjedhjeve (Mock Election) të mbajtura në 7 komuna të Kosovës. Poashtu u ndanë mirënjohje edhe për 10 Kryesues/e të rinjë/reja në Simulimet e Asambleve komunale.

Çmimet kryesore të Ceremonisë ishin: “Best Video Superchanger” – Natyra Kalisi; “Best Article Superchanger” – Blerona Tmava; “Best Online Superchanger” – Dritan Syla; “Superchanger of the year” – Rexhep Kameraj.

Projekti Fole n’Fole gjatë 10 muajve aktivitet, ka qene e pranishme në 24 komuna të Kosovës, ku janë mbajtur 20 takime me kryetar/e të komunave, 10 debate publike, 10 Simulime të Asambleve, 7 Simulime të zgjedhjeve, 7 takime me parti politike. Platforma online nfole.org (ugnezdu.org ; inthenest.org) ka qenë aktive me 435 artikuj dhe debate, 121 video të shpërndara, 3045 opinione nga Rinia për proceset zgjedhore e politike, dhe mbi 27 mije reagime në rrjetet sociale. 

Diskutim

Ju Lumte ceromoni Brilaante!!

Kur jemi te ceremonia e shperblimeve , shpresoj te postohet edhe video intervista me ne, të rinjtë ku kemi shprehur mendimin per ate qe '' çka kemi perfituar nga foleja ''. :D

Kjo fole jo vetëm që na ka mundësuar të flasim lirshëm por edhe na ka shpërblyer. Falemnderit për këtë mundësi dhe motivim për të qenë aktiv në shoqëri.