DEBATPërballje

Sa e shihni ju të nevojshëm psikologun në shkolla?

Mosha e adoleshencës është mosha më problematike e fazës së jetës, mosha ku të rinjtë më shumë se kurrë kanë nevojë për këshilla nga një profesionist. Ndërkohë që sistemi jonë i jetesës e bën të pamundshme këtë. Të shkosh te një psikolog disa nuk mund ta...

Jetojmë në shekullin XXI dhe shkollat tona akoma nuk kanë nga një psikolog. Është ky problem që mua si adoleshente më proekupon më shumë se gjithcka. “Sepse të shkosh te një psikolog je i cmendur” fatkeqësisht është kjo njëra nga stereotipet që akoma ekziston tek një masë e konsiderueshme akoma e pavetdijësuar.

 

Mosha e adoleshencës është mosha më problematike e fazës së jetës, mosha ku të rinjtë më shumë se kurrë kanë nevojë për këshilla nga një profesionist. Ndërkohë që sistemi jonë i jetesës e bën të pamundshme këtë. Të shkosh te një psikolog disa nuk mund ta përballojnë koston, e disa ndiejnë turp sepse është paksa tabu. Ndërkohë që këto shërbime sikurse në shtetet tjera më të zhvilluara, ashtu edhe në Kosovë duhet të ofrohen në shkolla. Por që fatkeqësisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma tek ne. Jeni pyetur ndonjëherë ju apo ndonjë shok/shoqe e juaj që nuk ka pasur vijushmëri të rregulltë në shkollë duke bërë më shumë mungesa, se cila është arsyeja e mungesave të tyre? E për të arritur që të zgjidhin këtë cështje në evidentimin e mungesave zakonisht profesorët tanë kujdestar janë përkujdesur duke njoftuar prindërit ose duke marrë masa ndërshkuese, duke përdorur mënyrat më absurde dhe jo frytdhënëse. Ose për notat e dobëta? Gjithmonë ata nxënës i kemi marrë si përtacë dhe nxënës të dobët. Kurrë nuk e kemi menduar se cila është arsyeja që ata nuk mësojnë. Na ngarkojnë aq shumë me mësime, kurrë pa menduar për gjendjen tonë psikologjike, e pa përmendur strresin dhe presionin që na shkaktojnë. Po nxënësit më të ndrojtur, më emocional, më të mbyllur në vetvete, më agresiv i ka pyetur ndonjëherë dikush se cfarë po përjetojnë, apo cila është arsyeja që ata gjenden në një gjendje emocionale të tillë? Epo edhe nëse i ka pyetur dikush, nuk ka qenë një person kompetent, pasiqë nuk na janë ofruar persona të tillë. Ndërkohë që personat që konsumojnë drogën, alkoolin e duhanin nuk janë aspak persona të këqinjë sepse nuk ka persona të këqinjë, por ka kohë të vështira. Cdo veprim ndodh për një arsye të caktuar. E për të parandaluar këto dukuri negative nevojiten këshillime nga persona profesionistë, persona të cilët mungojnë në shkolla tona. Pastaj disa nga ne cilësohemi si nxënësa të dobët, që nuk kanë vijushmëri të rregullt, problematikë, e të shfrenuar?!?! Dhe ditën tjetër thonë se ne jemi e ardhmja?! Por sa investoni ju për të ardhmën tonë? Sepse cdo person ka nevojë për këshillime profesional!

Diskutim

Sipas mendimit tim ne secilen shkoll pa marr parasysh cilit cikel i perket duhet te ket nje psikolog sepse ndonje her ne si nxenes kemi nevoj per nje psikolog ne raste te ndryshme sepse me ndihmen e psikologut ne mundemi ti largojm shum vese te keqia p.sh pirja e duhanit konsumimin e droges e shum gjera tjera qe nuk na drejjtojn ne rrugen e drejt si duhet te shkoj nje nxenes

Sipas mendimit tim ne secilen shkoll pa marr parasysh cilit cikel i perket duhet te ket nje psikolog sepse ndonje her ne si nxenes kemi nevoj per nje psikolog ne raste te ndryshme sepse me ndihmen e psikologut ne mundemi ti largojm shum vese te keqia p.sh pirja e duhanit konsumimin e droges e shum gjera tjera qe nuk na drejjtojn ne rrugen e drejt si duhet te shkoj nje nxenes

Duke qenë se ne si nxënës jemi shumë te ngarkuar me mësime, e shprsh përjetojme edhe mbi ngarkesë psikologjike, mendoj se cdo shkolle publike, private, fillore apo e mesme duhet te kete psikologun personal.

mendoj se cdo institut shkollor edhe parashkollor duhet te ket psikolog edhe kjo esht e domosdoshme po dihet se te ne jemi shum von por shpresoj qe do te rregullohet edhe kjo situat e tani te shohemi se qka ndodh

Mendoj se psikologu eshte shume i nevojshme per nxenesit pershkak te "shqetesimeve-hamendjeve" qe mund te kene femijet dhe si qellim i vetem eshte keshilla , edhe pse ne Kosove e shohim si paragjykim shkuarjen ne psikolog pershkak te vetedisimit te ulet popullor dhe te konsiderojne shpeshhere si te "çmendur" dhe ndonjehere ndodh qe je pre e perqeshjeve nga te tjeret .

Besoi qe po te ishin psikologet ne shkolla te rinjet do ishin larg Vesevw te kqija si duhani droga e veprime tjera qe e qesin nga rruga e drejt nje te ri adoloshent

Jo vetem shkollat po te gjitha Institucionet publike dhe privat kan nevoi per psikolog she nje gje te till po te kisha mundesi do e kisha obliguar me ligj !