DEBATPërballje

Si e kuptoni ju feminizmin?

Feminizmi është ideologji që ka për qëllim të arrijë barazi politike, ekonomike, kulturore, personale dhe të drejta shoqërore për gratë. Por jo të gjithë e shohin si të tillë, disa edhe e keqinterpretojnë. Personat që e përkrahin këtë ideologji, dmth personat që mbrojnë ose...

"Feminizmi nuk ka të bëjë me atë që ti bëjë gratë më të forta. Gratë vecse janë të forta. Por feminizmi synon të ndërrojë mënyrën se si bota e përcepton atë fuqi. Feminizmi nuk është një fjalë e pistë. Nuk nënkupton që ti i urren burrat ose i urren vajzat që kanë këmbë të bukura dhe ten të shëndrritshëm. Por, nënkupton që ti beson në barazi. Sepse një grua pa një burrë, është sikur një peshk pa bicikletë." (STOLEN)

 

Feminizmi është ideologji që ka për qëllim të arrijë barazi politike, ekonomike, kulturore, personale dhe të drejta shoqërore për gratë. Por jo të gjithë e shohin si të tillë, disa edhe e keqinterpretojnë. Personat që e përkrahin këtë ideologji, dmth personat që mbrojnë ose mbështesin të drejtat dhe barazinë e grave njihen si feminist/e. Keni parë ndonjëhere një shofere autobusi në vendin tonë? Një grua të arritur, për të cilën nuk fliten fjalë të këqija dhe nuk ia përlyejnë emrin për mënyrën se si ka arritur suksesin? Një grua që mund të ecë e lirshme natën, pa pasur frikë kur dëgjon hapat në rrugë? Një grua që nuk dëgjon fëshkëllima dhe komente kur del në rrugë, në mes të ditës? Një grua që kur dhunohet nuk konsiderohet “provokative” apo nuk fajësohet? Unë JO dhe jam e sigurtë që edhe ju kishit po të njëjtën përgjigje në cdo pytje. Sa % e grave trashëgojnë pronësi, përderisa ju takon me ligj? Një % tepëër e vogël, që të mos them fare. Keni parë emrat e rrugëve? Sa % e tyre kanë emra grash? Një % ekstremisht e vogël, prap që të mos them fare. Keni parë një burrë të promovojë detergjente apo mjete higjenike shtëpiake ose produkte kuzhine? Rrallë, ama tepër rrallë. Sepse tek ne gruaja konsiderohet si personi që duhet të kujdeset për shtëpinë. Gruaja është personi që i mohohet e drejta pronësore. Është ajo që më së shumti paragjykohet. Po ajo që mirret si qenia më komplekse. Por nuk janë këto të gjitha, ka pafund. Këto dukuri negative në të vertetë mundohet ti ndryshojë dhe ti zbeh cdo ditë e më tepër ideologjia e feminizmit. Gratë, jo që duhet të jenë më lartë se burrat ashtu sic disa e keqinterpretojnë, por duhet të jenë të barabartë. Sepse në fund të fundit të gjithë meritojmë të jemi të njejtë. Po ju cfarë mendimi keni?

Diskutim

Mendoj se femrat jane nje pjese e rendesishme ne zhvillimin e vendit prandaj duhet te perkrahen me shume ne kete aspekt.

Ne vendin tone edhe pse feminizmi ne mase te madhe eshte duke perparuar dhe eshte ne pah vlera feminizmit te disa persona shume akuzohet bile sikur te mos ekzistonte ende ekziston nje mentalitet qe vetem femra eshte ajo qe duhet te mirret me punet e shtepis mirpo personat me te sukseshem ne bote te mose harrojme se jane femra te cilat po ndryshojn boten ne mase te madhe...Eshte koha kur duhet respektuar barazia gjinore pa marr parasysh racen,fejen,etnin,kombesin koha e socializimit mes burrave dhe grave!

Feminizmin e kuptojsi ngritje ne nivelin e femres ne shoqeri si dhe respektimin e saj mbi cdo gje.

Pa fuqizimin e femres. Nuk ka shtet Demokratike dhe ska respektim te femres nese nuk u a jepin te drejten qe u. Ka dhan Krijuesi dhe ligji !!

Fatkeqesisht edhe pse jetojme ne shek.21 ne vendin tone kemi shume paragjykime mbi femrat e suksesshme,e qe eshte shume gabim. Te jesh femer do te thote te jesh e barabarte ndaj burrave.Perderisa eshte qenie me me ndikim ne shoqeri nuk i kuptoj njerzit se si mund te kene paragjykime te tilla,shpeshhere harrojne se nga femrat jane lindur nga femrat edukohen..

Lëvizjet feministe jane nje fryme dhe si fushatë dhe vazhdojnë të luftojne per drejtat e grave, duke përfshirë edhe të drejtën për të votuar, për të mbajtur poste publike, për të punuar, për paga të drejta apo pagesë të barabartë, për të poseduar pronë, për arsim, të kenë të drejta të barabarta në martesë, dhe të kenë pushimin e lindjes. Feministët kanë punuar gjithashtu për të nxitur autonominë dhe integritetin trupor, për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga përdhunimi, ngacmimi seksual dhe dhuna në familje.Levizjet feministe une nuk do ti quaja ideologji por nje realitet i cili po perhapet cdo dite e me shume, edhe me qene feminist nuk don te thot qe po diskriminihen gjinia mashkullore

Keni parë ndonjëhere një shofere autobusi në vendin tonë? Një grua të arritur, për të cilën nuk fliten fjalë të këqija dhe nuk ia përlyejnë emrin për mënyrën se si ka arritur suksesin? Një grua që mund të ecë e lirshme natën, pa pasur frikë kur dëgjon hapat në rrugë? Një grua që nuk dëgjon fëshkëllima dhe komente kur del në rrugë, në mes të ditës? Një grua që kur dhunohet nuk konsiderohet “provokative” apo nuk fajësohet? Unë JO dhe jam e sigurtë që edhe ju kishit po të njëjtën përgjigje në cdo pytje. Sa % e grave trashëgojnë pronësi, përderisa ju takon me ligj? Një % tepëëëër e vogël, që të mos them fare. Keni parë emrat e rrugëve? Sa % e tyre kanë emra grash? Një % ekstremisht e vogël, prap që të mos them fare. Keni parë një burrë të promovojë detergjente apo mjete higjenike shtëpiake ose produkte kuzhine? - edhe unë kam të njejtën pergjigje për keto pyetje me vend. U habita shumë nga ky artikull sepse të gjitha keto pyetje përgjigja është JO. Tek ne nuk ka barazi gjinore por siç edhe e ke përmendur GRATË JANË VEÇSE TË FORTA