DEBATPërballje

Sikur Kosova të udhëhiqej nga të rinjtë.

"Ky shtet, shteti yt, nuk është më një vend ku mund të jetosh me dinjitet, prandaj me zemër të thyer, më shumë se kurrë, po të këshilloj që, me të përfunduar studimet, merre rrugën jasht shtetit. Zgjidh një vend ku ende respektohen vlerat, ku ka respekt dhe njohje të meritave dhe të...

Të rinjtë janë pasuri, jo problem !

 

"Ky shtet, shteti yt, nuk është më një vend ku mund të jetosh me dinjitet, prandaj me zemër të thyer, më shumë se kurrë, po të këshilloj që, me të përfunduar studimet, merre rrugën jasht shtetit. Zgjidh një vend ku ende respektohen vlerat, ku ka respekt dhe njohje të meritave dhe të rezultateve".- Një porosi e tillë nuk u tha nga një prind kosovar që jeton në Kosovë, në fakt ishte letra e një prindi kosovar që jeton në mërgim dhe këshillon djalin e tij të merr rrugën për në vendlindjen e tij, në Kosovë. Përderisa kemi pasuri të madhe natyrore e shoqërore atëherë padyshim se ky shtet i yni ka nevojë për një përfaqësim dhe udhëheqje sa më dinjitoze. Deri tash mendoj se nuk kemi pasur udhëheqjen e dëshiruar , por prapseprapë nuk mund të themi se kemi pasur udhëheqje të padobishme, sepse ne si shtet i ri kemi arritur mjaft suksese nën udhëheqjen e politikanëve tanë. Por në anën tjetër ne veç e kemi kuptuar rëndësinë e të rinjve/ të rejave në përparimin dhe zhvillimin adekuat të një shteti. Fatmirësisht Kosova ka një përqindje mjaft të lartë të të rinjve gjë që tregon se Kosova ka një potencial të fuqishëm që mund të shërbejë për të krijuar një të tashme dhe të ardhme të dëshiruar në vendin ku jetojmë. Pavarësisht se të rinjtë/ rejat tek ne përbëjnë gjysmën e popullsisë, pjesmarrja e të rinjve në politikë dhe në vendim-marrje mbetet në nivele shumë të ulëta. Gati të gjitha partitë politike në Kosovë në statuset e tyre parashikojnë role dhe përgjegjësi specifike për forumet rinore, pavarësisht se në disa prej tyre këto funksione janë të limituara apo në raste të tjera të vendosura nëpërmjet zbatimit të kuotave. Në përgjithësi bazuar në situatën aktuale politike, sociale, ekonomike, arrsimore në Republikën e Kosovës dhe duke analizuar në përpikmëri këtë gjendje jo të mirë për shoqërinë, janë të pashmangshme "kontributet" e të rinjëve karshi kësaj situate që është krijuar qe 16 vite me rradhë, që sipas mendimit tim nuk është e duhura. Por në anën tjetër kemi edhe disa të rinjë/ të reja më kualitativ/e që tashmë e kanë kuptuar rëndësinë e tyre në shoqëri dhe duan të jenë qytetarë/e aktiv/e. Por sikur Kosova të udhëhiqej nga të rinjtë/rejat unë besoj dhe premtoj se Kosova do të përjetonte një zhvillim më kualitativ sesa ky që është tani. Jemi të rinjë, kemi ide më inovative për një zhvillim cilësor. Të rinjtë janë pasuri, jo problem ! Fotoja e marrë nga :deepmalhotra1.wordpress.com

Diskutim

frymat e reja jane ato qe po i mungojne vendit tone prandaj mendoj qe vetem me rini vjen ndryshimi por jo me nje rini qe ndikohet leht,dhe te paqendrueshme ndaj synimeve te veta.

Do te ishte mire qe te udhehiqej nga nje i ri qe ka potencial, energji edhe ide po mbi te gjitha i bashkndjen nevojat e te rinjeve te tjere se kush ma mire se nje i ri e kupton se neper cka kalijme na si te ri edhe qfar problemi kemi. Po nuk dmth se na duhet me thane qe veq nje i ri ka me ndryshu shoqerine kur bahet udheheqes ai mundet me ndryshu edhe pas kane udheheqes fare ne fakt ne rina e bashkuar mundemi me ndryshu.E per udheheqes sado qe nje i ri mundet me qene i drejt i pa korruptuar edhe me kuptu nevojat tona ndoshta ai nuk ka me dite qe me udheheq aq mire shtetin per shkak te mos pervojes se mjaftueshme edhe ndoshta nuk ka me dite me perdor politika te duhura ne raport me vendet tjera. Kshtu qe po menoj qe na si te ri mjafton me punu shume me kan te interesuar per proceset politike qe mju ba presion udheheqesve tane qe mos me qeveris ashtu siq jane duke qeverisur po me perdor politika te pastra te dobishme per rinine, por nuk dmth qe sjom e pajtimit qe nje i ri me udheheq shtetin nese ka eksperience te madhe ne kete aspekt .

Sikur Kospva te udhehiqej nga te rinjet do te ishte vendi me i sinqerte me plote vullnet per punen dhe dashuri per njeri tjetrin!

Te Rinjet si rini kane energji pozitive dhe kreativitet ,menyra keto shume te rendesishme per te udhehequr nje vend.

Sigurisht qe mungon hapesira per te rinjet ne vendimarrje

@Dri tan natyrisht se po por politikanet tane nuk mendoj se ju japin shume hapsirë të rinjve

@Rexhep Kosova ka rini te shendosht, te aft e puntore, ajo qka duhet te bejm eshte puna dhe vullneti per te marr frenat e shtetit per te quar perpara!!

Të rinjtë janë vërtetë pasuri e çmueshme.

Jemi me fat qe si shtet kemi shumicen e popullesis te rinje eshte diqka qe shume vende nuk e kane.

@Natyra Kalisi Kosova është me fat që ka një numër të madh të të rinjve që janë shkak per ndryshime pozitive. Falemnderit shumë.

Sikur Kosova te udhehiqej nga te rinjet kreativiteti dhe ideat cdo dite skishin per te pushuar, jemi vend i veqante me 50% rini, sikur te aktivizoheshin te gjithe mund ta paramendojme Kosoven sikur Gjermania,Zvicrra,Amerika e vendet e tjera te zhvilluara. Shkrim mjaft domethenes Rexhep ;).

Ne jemi ata qe duhet ndryshuar ,mos te harrojme qe ndryshimi fillon nga ne dhe nga ajo se qfare ne bejme dhe jo qfare mendojme pasi qe te gjithe ne kemi mendime per te mire po sa jemi qe ti ndryshojme.

@Erald Ne jemi vërtet fajtor për një gjendje të tillë sepse ndër vite po votohen kandidatët e gabuar .

Gjeneratat prej te cilave udheheqemi nime jane gjenerata te shekullit te kaluar, ama eshte faji jone qe i votojme dhe i mbajme aty. Nje shtet i udhehequr nga te rinjet do ishte nje shtet ideal per mua, por gjithsesi keto ndryshime nuk ndodhin sa hap e mbyll syte.. duhet kohe.

Shpresojmë që në të ardhmen kjo të behet realitet sepse vërtet Kosova ka nevojë për një hap të tillë dhe besoj që kishte me pasë sukses.

Po ashtu nuk do ti shikonin njerzit e tjere ndryshe por do te ishin per te gjithe te barabarte.

Sikur Kosova te udhehiqej nga te rinjet atehere do ti ishte me te vertet mire,pasi si te rinje qe jemi ne ende nuk jemi te prekur nga korrupsioni ose gjerat e tjera,do te punonim me deshire dhe me energji pozitive sikur te rinje qe jemi.

Sikur Kosova te udhehiqej nga te rinjet do ishte me mire sepse te rinjet do te punonin Sinqerisht dhe me vullnetin me te madh qe shteti te ec perpara

Sikur Kosova të udhehiqej nga të rinjtë mendoj se Kosova kishte me pasë një zhvillim më cilësor sepse të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja.