DEBATPërballje

Takimi me partinë Aleanca Kosova e Re (AKR) - 31.05.2016

  Fole n’fole është takuar me partinë Aleanca Kosova e Re (AKR) , ku të rinjtë/ të rejat patën rastin të takohen me 3 nga antarët e Forumit Rinor, Sami Borovci (njëherësh dhe Asambleist i Kuvendit komunal -  Prishtinë); Besart Vllahia dhe Erna Zogiani. Sami Borovci informoi të rinjtë/të rejat...

 

 

Fole n’fole është takuar me partinë Aleanca Kosova e Re (AKR) , ku të rinjtë/ të rejat patën rastin të takohen me 3 nga antarët e Forumit Rinor, Sami Borovci (njëherësh dhe Asambleist i Kuvendit komunal -  Prishtinë); Besart Vllahia dhe Erna Zogiani.

Sami Borovci informoi të rinjtë/të rejat për misionin dhe vizionin e partisë, duke theksuar që gjate vitit 2007 kur AKR edhe mori pjese në zgjedhje demokratike, arriti të fitonte besimin e sovranit dhe të fitonte ulëse në Parlament. Pastaj edhe në bashkëqeverisje ka arritur të mos përfshihet në afera korruptive dhe të ruajë integritetin e saj politik, bazuar në vlera të larta liberale-demokratike.

Besart Vllahia ftoi të rinjte/të rejat e pranishëm të jenë pjesë e politikbërjes duke u bërë pjesë e partise AKR, sepse kjo parti bazohet në ideologji liberale-demokratike dhe si e tillë punon më organe qeveritare, pra duke qenë pjese e institucioneve qeveritare kjo parti ofron më shume alternative bashkëpunuese.

Erna Zogjani u prezentua si njera ndër anëtaret më të reja të Partise AKR, dhe si e tille ajo ka bërë këtë zgjedhje duke u bazuar në vlerat e larta politike të kësaj partie. Interesimi i saj për politikë ka bërë që ajo të anëtarësohet në këtë parti, dhe i fton të gjithe të tjerët të bëjnë këtë zgjidhje.

Pjesë e rëndësishmë e këtij takimi ishin pyetjet e pjesëmarrësve/eve, të cilët pyetën për rolin e AKR-së në vitet e fundit, qeverisja me dy komunat e Kosovës, alternativat e tyre për qeverisje më të mire etj.

Fole n’fole do të vazhdoj aktivitetet e saj me takime me parti të tjera politike ku të rinjtë/të rejat do të kenë rastin të informohen më shumë rreth ideologjive të partive të ndryshme politike e njekohësisht të pyesin për shumë çështje që i preukopojnë ata/ato.

Diskutim

Mundesi per te gjithe #superchangers.

Do ti vie dita ta tregoj veten eshte akoma heret te flasim per te.

Parti me ambicie te medha por qe ne sferen Politike spo mund ta tregoi veten

Mendoj se kjo parti do te kthehte ne skenen politike me e forte se kurre.

Shpresoj te jene ndiere komfor ne kete parti e cila cilesohet si humbese per shkak te disa deshtime te vogla,.

Mundesi per te kuptuar Drejtperdrejt orjentimin e nje partie dhe mbi cfare baze she cfare vlere eshte themeluar

Mundesi shum e mire per te njohur Partit dhe funksioni. Per mbrenda tyre dhe si eshte udheheqja zingjirore ne aspektin e funksionimit te Partis

Fale fole n'fole ne po mundemi te njoftohemi edhe drejtperdrejt me funksionimin e partive politike!

Mundesit si asnjeher me pare!

Suksese Fole n'fole.

Kuptimi i funksionimit te partise se Akr per te rinjet,mundesi e mire.

It was a great experience.

Edhe nje gjitheperfshirje me e madhe se bashkue drejt zgjidhjes se te gjithaf

Ngjashem sikur me partit e tjera politike edhe me kete parti gjithmon takime frymzuese edhe shume treguese drejt qelllimeve.

Vertet takim frytedhenes sidomos njoftimi per alternativat e tyre per nje qeverisje te mire.

Këto takime janë një nga llojet e aktiviteteve me të mira që foleja organizon, por një kërkes kisha që me organizu në ditë pushimi sipas mundësive sepse e dijmë se çdo të thotë humbja e një ditë mësimi në shkollë.