DEBATPërballje

Takimi me partinë NISMA 26.05.2016

Fole n’fole është takuar me partinë Nisma për Kosovën , ku të rinjtë/ të rejat patën rastin të takohen me  Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës z. Jakup Krasniqi si dhe me z. Endrit  Zabergja (Anëtar i Kryesisë Qendrore të Rinise) Z. Jakup Krasniqi-  i informoi të rinjtë/...

 

Fole n’fole është takuar me partinë Nisma për Kosovën , ku të rinjtë/ të rejat patën rastin të takohen me  Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës z. Jakup Krasniqi si dhe me z. Endrit  Zabergja (Anëtar i Kryesisë Qendrore të Rinise)

Z. Jakup Krasniqi-  i informoi të rinjtë/ të rejat e pranishme lidhur me mënyrën se si organizohen punët në NISMA , orientimin politik të kësaj partie duke theksuar se NISMA është parti e majtë social demokrate,  rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjëve/të rejave në proceset politike dhe vendimarrëse. Z.Krasniqi theksoi se shteti duhet të ketë njerëz të dijshëm të arsimuar dhe se arsimi është baza e vendit e cila siguron jo vetëm zhvillim ekonomik por edhe sigurinë e vendit.  Ndërsa sa i përket hapësirës që i është dhënë të rinjëve/ të rejave në këtë parti  z. Krasniqi theksoi se partia e Nismës i ka dhënë mjaft hapësirë të rinjëve dhe të rejave të vendit tonë dhe se gjenerata e re duhet të angazhohet më shumë për ndryshime pozitive.

Ndërsa z. Endrit  Zabergja(Anëtar i Kryesise Qendrore të Rinisë) – foli për forumet rinore të Nismës dhe hapësirës që i jep kjo parti të rinjëve dhe të rejave të vendit tonë. Ai theksoi se pjesa më e madhe e antërëve në këtë parti janë të rinjtë dhe të rejat. Ndër të tjera theksoi se  kryetarë të degëve janë të rinj/të reja  prej moshës 20 deri 27 vjet  dhe se kjo part i ka dhënë mbështetje të madhe rinisë në vendin tonë.

Fole n’fole do të vazhdoj aktivitetet e saj me takime me parti të tjera politike ku të rinjtë/të rejat do të kenë rastin të informohen më shumë rreth ideologjive të partive të ndryshme politike e njekohësisht të pyesin për shumë çështje që i preukopojnë ata/ato.

Diskutim

Bravo Fole n;FOle.

Takim ku mund te njohesh ata te cilit udheheqin vendin.

Gjjitheperfshirje nga fole nfole .

Takim qe tek une ka sjell nje sqarim se mbi cfare baze dhe me cfare thirret Partia Nisma

Edhe per njohjen e funksionimit ne te gjitha anet!

mundesi shume e mire per keta te rinje, shpresoj ne te ardhmen te jem dhe une prezente.

Mundesi shume e mir per nje bashkupunim me nismetaret e partis Nisma!

Mundesi ku krahas partive tjera te njoftohemi edhe me menyren e funksionimit te Nismes per Kosoven,

Takim mjaft I rendesishem !!

Ishte nje takim mjaft frytedhenes ku u njoftuam sesi Nisma per Kosoven funksionon.