DEBATPërballje

Hapet gara per #Videoselfie

Si pjesë e aktiviteteve që do të zënë vend në platformën tonë fole n’fole, do të jenë edhe video garat të cilat do të zhvillohen për çdo muaj. Kështuqë, në fillim të secilit muaj, ne do të përcaktojmë një temë dhe ju ftoheni të realizoni videot tuaja origjinale. Ju...

 

Si pjesë e aktiviteteve që do të zënë vend në platformën tonë fole n’fole, do të jenë edhe video garat të cilat do të zhvillohen për çdo muaj. Kështuqë, në fillim të secilit muaj, ne do të përcaktojmë një temë dhe ju ftoheni të realizoni videot tuaja origjinale.

Ju ftojmë që të na dërgoni video me temën: “Si cilin shtet të zhvilluar kishe dashtë me pa Kosovën". 

Afati për dorëzimin e videove tuaja është deri më: 17 qershor 2016

RREGULLAT E PJESËMARRJES:

Duhet të keni një llogari të hapur në platformën nfole.org

Video duhet të jetë jo më e shkurtë se 10 sekonda dhe jo më e gjatë se 3 minuta

Video duhet të jetë origjinale, duke përdorur videoselfie. Videot mund të jenë të bëra edhe me Snapchat.

Përmbajtja e videos duhet të konsiderohet me kujdes që të mos përmbaj gjuhë të urrejtjes apo banalitet

Video mund të realizohet në mënyrë individuale apo në grup por, nëse dërgohet në grup, duhet të figuroj emri i vetëm një personi

Të drejt pjesëmarrje kanë të gjithë të rinjtë/të rejat nga mosha 15 deri 24 vjeç.

SHPËRBLIMET:

Në fund të cdo muaji shpërblejmë dy video me nga një tablet:
-           Videon më të mirë e cila vlerësohet nga paneli jonë vlerësues duke u përqendruar në orgjinalitetitin, porosia qe ipet, vizualiteti dhe puna
-           Videon më të popullarizuar, ku si njësi matëse ka numrin e shikimeve, pëlqimeve dhe shpërndarjeve, komenteve brenda të gjitha rrjeteve sociale të faqes. Vini re: në rast të përdorimit të aplikacionit ‘Autolikes’ apo ngjajshëm, personi do të diskualifikohet automatikisht nga gara.

Videon duhet ta ngarkoni në nfole.org, faqja ime/upload videos. Ajo duhet të përcillet nga emri i autorit/autores, e-maili kontaktues dhe numri i telefonit. Nëse nuk dërgohet këto të dhëna, video nuk merret parasysh.

Video do të shfaqet edhe në kanalin zyrtar të Fole n’Fole në Youtube. 

Fituesit/et e garës do të shpallen një (1) javë pas mbylljes së afatit të fundit për dorëzim.

Vërejtje: Videot duhet të jenë sa më origjinale, duhet të përmbajnë foto/imazhe të krijuara nga ju

Diskutim

Cfare mundesin qe te rinjet te shprehum Mendimet e tyre se si cili shtet deshirojn ta shohin Kosoven!!

Mundesi qe mendimin tone dhe deshiren tone ta shprehum dhe qe kjo deshir te vlersohet

E hapur per çdo te rinje le te fitoj me i miri!

Mundesi e mire per te gjithe ne.

Per çdo te rinje kete mundemi ta bejem drejt perdrejt nga telfonat tone!

Nje mundesi e jashte zakonshme!